AKTUALITET

Rama i paralajmëroi me Vetting të pasurisë, reagon Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Shantazh

10:46 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama që paralajmëroi Vetting të pasurisë së pedagogëve.




Kovaçi tha se kjo deklaratë është shantazh dhe se pedagogët aktualisht janë kthyer në një shtresë të varfër.

“Nxjerrja e Vettingut në këtë moment tregon një frymë shantazhi të kryeministrit, dhe është e pabesueshme kjo ide e tij në këtë moment. Ka pasur mundësi 9 vjet qeverisje pas grevës së studentëve të bëjë transparencë të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë publik sa i përket Vettingut. Profesorati deklarojnë pranë tatimeve të ardhurat e mos krijojë tymnajë që Profesorati është i pasur, por është shumë i varfër dhe është një shtresë e varfër aktualisht, mos merret me 1 person që ka mundësi, këtu bëhet fjalë për masën totale të elektoratit”, u shpreh Kovaçi në reagimin e tij.

“Po na kërcënojnë”, Sindikata pranon se ka shantazhe nga rektorët e Universiteteve: S’i shkarkoni dot pedagogët, i mbron ligji!

Pas deklaratave se rektorët e universiteteve po shantazhonin pedagogët, që të hiqnin dorë nga protesta dhe të vijonin mësimin, vjen konfirmimi nga ana e Sindikatës së Pedagogëve.

Në një deklaratë për mediat kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi, por dhe anëtarë të tjerë të saj, thanë se ka pasur kërcënime nga rektorë, por pa përmendur emra. Sipas Kovaçit, nuk mundet të shkarkohen nga detyra pedagogët, se pse protestojnë, pasi i mbron ligji.

“Janë shantazhet, por dua të them se rektorët nuk kanë asnjë mundësi që të merret masë ndaj pedagogëve. E mbron ligji. Askush nuk pengohet për mospjesëmarrje.”, tha Kovaçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.