LAJMI I FUNDIT

“Do të rrisim sërish pagën minimale”/ Rama në Gjirokastër: Shtëpitë e vjetra s’mund të mbahen peng!

10:51 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Gjirokastër tha se në këtë qytet do të mbështetet më shumë artizanati.  Gjithashtu theksoi se shtëpitë e vjetra nuk mund të mbahen peng dhe se për këtë do të ketë një sistem detyrues që të mos e lejojë. më tej shtoi se paga minimale dhe në tërësi duhet rritur.




“Duhet ta rrisim më shumë pagën minimale, është koha për të menduar për punonjësit. Duhet të mendojmë edhe për ata që ikin është koha për ti kthyer, por si mund të kthehen kur shohin sa është paga minimale. duhet të rrisim pagat e shërbëtorëve e shtetit. Në 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar këtë situatë,. Do të kemi buxhetin dyfish të 2013. Për fat të keq bota po shkon keq e më keq për shkak të konfliktit. Por Shqipëria pavarësisht situatës po shkon mirë. Të gjithë ju keni punë, keni më shumë punë se çfarë kishit . pra gjërat po shkojnë më mirë. patjetër që duhet të shkojnë më mirë. Kemi vendosur bonus të ri për rijetëzimin e shtëpive. Ne do të vendosim masën për ata që mbajnë shtëpinë  e vjetër peng. Nuk mund të vazhdojë të mbajë. Nuk mund ta mbash shtëpinë peng e të thuash jo nuk e hap. Do të gjejmë një sistem të jetë më detyrues,. Do të stimulojmë më shumë artizanatin dhe të kemi më shumë gjëra autentike”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.