AKTUALITET

Ministrja Kushi: Studentët që fitojnë bursa duhet të punojnë në Shqipëri 3 vite pas diplomimit

16:43 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se studentët ekselentë që pajisen me bursa studimi me vlerë sa paga minimale do të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri.




Kjo për të paktën tre vite pas diplomimit. Më tej Kushi është shprehur: “Kemi shumë më tepër fitues të medaljeve të arta. Ka një arsye pse jemi më shumë. Ne këtë vit kemi ndryshuar kriteret për ata që fitojnë medalje të artë. Deri vitin e kaluar ishte për ata maturantë që përfundonin studimet me të gjitha dhjeta. Këtë vit kemi vendosur që një nga katër provimet mund të jetë 10.00. Kemi 123 fitues. Ju jeni krenari për ne dhe model frymëzimi për shokët dhe shoqet. Për të rinjtë dhe të rejat. Ne kemi sot nga Tirana. Durrësi, Kurbin. Lezha, Kukësi. Kur të ktheheni ju sot në qytetet tuaja të gjithë do të jenë krenar. Pyetja e tretë e nuk e shmang dot është sa janë vajza dhe sa janë djem. Vajzat edhe këtë vit e kanë ruajtur pozicionin e tyre. 88 janë vajza dhe 35 janë djem. Kjo e shpjegon mirë faktin pse 75% e kabinetit qeveritar janë gra dhe vajza. 58 nga 123 studiojnë mjekësi të Përgjithshme. Jam e kënaqur që të rinjtë tanë po përshtaten me tendencat ë ka tregu i punës. Kemi 30 të rinj që studiojnë për inxhinieri dhe informatikë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.