AKTUALITET

“Paske pirë shumë vlla”/ Ukriana reagon ashpër ndaj deklaratave të Berluskonit dhe miqësisë së tij me Vladimir Putin

19:05 - 20.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ukraina u kundërpërgjigj të enjten ndaj Silvio Berlusconit pasi ish-kryeministri italian vlerësoi presidentin rus Vladimir Putin.




“Ai duhet të jetë nën ndikimin e vodkës ruse”, tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke shkruar në italisht në Twitter.

Berluskoni është “rilidhur” me Putinin dhe e ka përshkruar veten si një nga “pesë miqtë e vërtetë të presidentit rus”, sipas një regjistrimi audio të publikuar në mediat italiane në fillim të kësaj jave.

Podolyak vlerësoi kryeministrin e ardhshëm të Italisë, të djathtën ekstreme Giorgia Meloni, e cila goditi Berlusconin pas komenteve nxitëse të ish-liderit.

“Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë”, dhe Meloni “demostron se cilat janë parimet e vërteta dhe kuptimi i sfidave globale. Secili zgjedh rrugën e vet”, shtoi Podolyak.

Ambasada e Ukrainës në Itali tha se ishte “e pikëlluar” kur lexoi komentet e Berlusconit që i përshkruan ato si “deklarata autoritare imperialiste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.