Kronikë

Zbulohet “shtëpia e barit” në Krujë, arrestohet pronari i banesës/ Si ishte përshtatur banesa për përpunimin dhe shitjen e drogës!

13:56 - 21.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbuluar një shtëpi bari në Krujë, ku në dy ambiente përpunohej dhe përgatitej lënda narkotike për t’u shitur. Në pranga është vënë një i ri, pronari i banesës, të cilit iu sekuestruan edhe 58.8 kilogramë kanabis në proces tharjeje.




Po ashtu policia thotë se u gjet edhe municion luftarak, ndërsa kishte edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, Krujë, si dhe bazuar në inteligjencë informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fokusi”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: V. S., 23 vjeç, banues në Derven, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Në banesën e 23-vjeçarit, shërbimet e Policisë konstatuan 2 ambiente (dhomë dhe magazinë), të përshtatura për përpunimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të lëndës narkotike kanabis. Gjatë kontrolleve të imtësishme në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në total, 58.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe gjatë verifikimeve, në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, u konstatua se këto ambiente furnizoheshin me energji elektrike përmes lidhjeve të paligjshme. Në vijim të operacionit, u ushtrua kontroll dhe në ambiente të tjera të kësaj banese dhe u gjet e u sekuestrua edhe municion luftarak. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasit V. S. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.