AKTUALITET

Kriza e pagave të pedagogëve/ Universiteti i Mjekësisë merr vendimin: Rritje me 8% të rrogave!

18:20 - 26.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga universitetet, Universiteti i Mjekësisë është bërë i pari që ka marrë vendimin.




Në një vendim të Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë thuhet është vendosur rritja në bazë të VKM-së, ndërkohë që është miratuar gjithashtu edhe ndryshimi në buxhetin e vitit 2022, në vlerën 400 000 (katërqind mijë) lekë, për paga dhe 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, me burim financimi nga të ardhurat e veta, për Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Për zbatimin e këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë ngarkohet Administratori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Burimeve Njerëzore në UMT 4.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Vendimi u mor sot nga qeveria, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Në daljen për mediat, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nënvizoi se mbështetja e qeverisë ndaj pedagogëve nuk është vetëm një rritjen e pagës, por edhe në aspekte të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.