BOTA

Nga droga te grabitjet, kush ishte shefi i ultrasve të Interit që ndërroi jetë pas një atentati?

22:12 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi i vrasjes së shefit historik të ultrasve të Interit “pushtoi” mediat italiane dhe më gjerë. 69-vjeçari Vitorio Boioki po kthehej në shtëpi, teksa është qëlluar nga disa persona, emri i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur nga policia.




Boioko ka qenë një emër mjaft i njohur për autoritetet italiane të drejtesisë, pasi siç raportohet nga Corriere della Sera, ai në të kaluarën ishte dënuar 10 herë për trafik ndërkombëtar të drogës, mbajtje dhe posedim të paligjshëm të armëve, grabitje, rrëmbim dhe vjedhje.

Boioko ishte anëtar i një shoqtae kriminale në vitet 1996-1997, e cila kishte si objektiv importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia.

Parkingjet e San Siros dhe biletat e Curva Nord i jepnin atij jo pak por 80 mijë euro në muaj. Shifra këto mjaft të mëdha, të përfituara për vite me radhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.