Kronikë

Sulmoi me acid ish-burrin, 38-vjeçarja greke shfajësohet sërish: Më përdhunoi, kisha frikë se më vriste! Kam frikë nga familja e viktimës

22:43 - 29.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për katër orë, 38-vjeçarja greke dha versionin e saj të sulmit me acid ndaj ish-bashkëshortit të saj.




Pretendimet e saj, megjithatë nuk e bindën hetuesin dhe prokurorin, të cilët e shpallën atë si të ndaluar të përkohshme duke e çuar në burg.

Sa i përket acidit, i cili i ka shkaktuar djegie të thella në fytyrë dhe në trup 36-vjeçarit, e akuzuara ka pohuar se nuk ka dashur ta dëmtojë atë, duke menduar se veprimi i tij ka qenë si sprej piper.

“Lëngun e kam marrë legalisht nga interneti. Është një lëng pastrimi që përdoret për ndryshk, e kam marrë përmes postës dhe e kam mbajtur me vete gjatë gjithë kohës për mbrojtje. Atë natë kisha vënë një sasi shumë të vogël, më pak se 100 ml, në një enë qelqi. Nuk kisha ndërmend ta sulmoja”, ka thënë 38-vjeçarja.

“U fshihesha sepse kam frikë nga familja e viktimës”, tha 38-vjeçarja, ndërsa pohoi se nuk ka asnjë bashkëpunëtor që e ndihmoi të arratisej.

Gjatë kërkimit të faljes, 38-vjeçarja deklaroi se 36-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të dhe se kishte frikë se mos e vriste. Kjo ka qenë arsyeja që ajo ka hedhur mbi të acidin, sipas pretendimeve të saj.

“Pas kërcënimeve të tij, ai u vërsul drejt meje dhe më detyroi të kryej një akt seksual edhe pse unë me gjithçka që më kishte thënë nuk doja që ai të më prekte. Pasi më përdhunoi, më shau dhe më goditi fort në kokë. Më pas unë në gjendje paniku dhe nga frika se mos më vriste, nxora nga çanta acidin e hodha drejt tij për të shpëtuar”, shtoi 38-vjeçari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.