AKTUALITET

Berisha tregon skenarin si do të përmbysë Ramën: Nuk lodhen fare t’i them se…

21:26 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të përdoret çdo mënyrë me qëllim për te mundur Ramen dhe për ti dhënë shqiptarëve garanci që të votojnë të lirë.




Berisha u shpreh se beteja ndaj qeverisë së kryeministrit Rama ka filluar dhe do të vijojë.

“Me Edi Ramën ka betejë dhe vetëm betejë, Unë i them atij vazhdo, sepse edhe po ti them mos vazhdo ai nuk ndalet. Do përballemi me të gjitha mënyrat për të mbrojtur votën.

Ose shqiptarët do votojnë, ose në këtë vend në mënyrë përfundimtare do asgjësohet ajo që quhet demokraci. Kemi votuar në diktaturë, çdo 4 vite në prisnin votimet. Po nuk votove nuk ka shtet ligjor. Mos mendojë kush se unë kam iluzione se ai do bëjë votime. Kam një gjë, nëse ai vazhdon me këtë mënyrë ne do i përgjigjemi me çdo mënyrë.

Po të kisha qenë në vend të Lul Bashës mbi tokë vendin nuk ja lira më 27 prill, Do votojmë ne. Unë nuk lodhem fare ti them, i them që po bën këtë këtë. Ky tren nuk ndalet më, ky është misioni. Rama këputet në mes dhe koha do e tregojë këtë. Ai do përballet me shqiptarët”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.