LAJMI I FUNDIT

Detektivi që ndiqte Maradonën: Diego ishte naiv, rrethohej nga zhvatës

20:23 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fakte të reja në lidhje me jetën e Maradonës, më saktë me kohën kur ai ishte ende futbollist. Një nga detektivët që e ndiqte kur argjentinasi luante për Seviljen ka treguar disa histori të asaj periudhe.




Po bëhen gati dy vjet nga vdekja e tij, por bota nuk të vështirë ta harrojë ikjen tragjike të tij. Për Diego Armando Maradonën flitet në çdo kohë, sepse ai ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror. Një personazh kompleks.

Në kohën kur ishte te Sevilja në Spanjë, ai spiunohej nga një detective dhe sot njëri prej tyre ka folur për personazhet që e rrethonin Maradonën. Në një intervistaë për ‘Vozpópuli, Charlie M., një nga detektivët që mbanin nën kontroll argjentinasin, është shprehur:

“Ne ishim një agjenci që punonim me profesionistë të rinj dhe Sevilja na kontaktoi, sepse për ta ishim perfektë. Ata kishin nevojë për persona që lëviznin me motor. Kontrollonim lëvizjet e Maradonës.

Kur porta hapej dhe ai dilte duke ngritur pluhur me Lamborghini Miura, ne i shkonim pas me motor. Në atë kohë rruga ku kalonim nuk kishte semaforë dhe shpjetësia shkonte deri në 190 km/h”, – tregon detektivi, që kishte për detyrë ta kontrollonte ish-futbollistin e famshëm jo vetëm jashtë, por edhe në shtëpi.

“Shtëpia kishte vetëm një dalje, ndaj dhe vendosëm një makinë aty dhe alternoheshim. Kemi numëruar 18 apo 20 italianë dhe argjentinas që hynin e dilnin. Duhej të raportonim, kur Diego nuk stërvitej. Kishte një mik të afërt që kishte një ‘steakhouse’ argjentinase. E frekuentonte shpesh.

Ishin rreth 15 italianë, Marko Franki që ishte përfaqësuesi i tij dhe shumë personazhe të tjerë bashkë me të. Maradona ishte naiv, ishte një person i drejtë, por e kuptuam menjëherë se kishte plot grabitqarë e zhvatës rrotull tij. Rrethohej prej tyre”.

Një konstatim që në fakt e kanë shumë njerëz për Maradonën. Duke qenë një person me zemër të madhe, shpesh ai priste këdo që i afrohej. Edhe kur qëllimet e të tjerëve nuk ishin të mira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.