BLUETOOTH

Fifi habit me veprimin e fundit/ Këngëtarja fshin të gjitha postimet me Adis Patushin, ja arsyeja!

08:14 - 31.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, dhe Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre. Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, dyshja vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë shumë momente së bashku.




Mirëpo së fundmi këngëtarja i ka habitur të gjithë me veprimin e saj në rrjetet sociale. Ajo i ka fshirë të gjitha postimet e saj, duke përfshirë dhe fotot që kishte me Adisin. Në ‘feed’ artistja ka lënë vetëm një postim, krahas së cilit shkruhet: “Vëmendje” dhe data 1 nëntor e këtij viti.

Duket se këngëtarja po paralajmëron fansat e saj për projektin më të ri muzikor dhe mbështetja e partnerit të saj sigurisht që nuk mungon. Ky i fundit ka postuar të njëjtën gjë në profilin e tij.

Kujtojmë se disa ditë më parë janë zbuluar  emrat e këngëtarëve që do të do të konkurrojnë në Festivalin e RTSH ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për në Eurovision dhe ndër ta është dhe Fifi.

Nuk dihet nëse këngëtarja do të publikojë këngën me të cilën do të konkurrojë apo është thjesht ndonjë projekt i ri muzikor./panoramaplus


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.