AKTUALITET

“Po ju a e kaloni dot Atlantikun?” Ilir Meta: Kam 20 vjet që e dëgjoj, unë e kam mbajtur përherë fjalën dhe perëndimorët e dinë këtë gjë

17:22 - 31.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, ka theksuar sot në Top-Channel se marrëdhëniet me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim janë të shkëlqyera.




Meta vuri në dukje se ka të tjera prioirtete në krahasim me problemet e politikës së jashtme të vendit. Këtë fushë do ta marrë në dorëzim Agim Nesho.

Pjesë nga intervista:

Ju keni probleme të kaloni Atlantikun?

Kam 20 vjet që e dëgjoj. Më shkakton vetëm humor. Unë jam njeri i prioriteteve të qarta. Asnjë nuk ka pasur më të qarta se mua me partnerët perëndimorë. Unë e kam mbajtur fjalën përherë dhe e ata e dinë mirë.

Por intersi kombëtar është dominant. Raportet strategjike përherë kanë qenë të shkëlqyera.

Si janë marrëdhëniet me Yuri Kim?

Janë të shkëlyera. Por ky nuk është prioriteti im, për mua prioritet është largimi i rinisë, dhe kriza në vend. Për politikën e jashtme do të ngarkoj Agim Neshon. Ai do të merret edhe me sigurinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.