Kryesore

“Po vidhni në tavolinë zgjedhjet e 2023-it me këtë reformë!”/ Ndarja territoriale, Alibeaj: Sot ka bashki të falimentuara

17:25 - 31.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar mazhorancën se me ndarjen aktuale të territorit, ata po vjedhin në tavolinë zgjedhjet e ardhshme vendore.




Teksa diskutohej në Parlament për ndarjen e re territoriale, Alibeaj tha se mazhoranca ka shkuar në komision pa propozime konkrete, por ka mbajtur të pandryshuar asnjë detaj nga pushteti vendor.

Alibeaj u shpreh se raporti i PD-së nuk hedh poshtë të gjithë pushtetin vendor, por kërkon korrigjimin e disa prej aspekteve të saj.

Alibeaj: Bashki të falimentuar, bashki pa transport publik, bashki që vendosin taksë gjelbërimi në mes të pyllit. Bashki pa historik, pa identitet, vetëm me Rilindjen urbane i keni bërë një fotokopje të njëra-tjetrës. Bashki pa tradita, që po shpopullohen. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme pse duhet parë reforma territoriale.

Bashki pa demokracinë lokale. Pushteti vendor nëse ka një vlerë, është pikërisht kjo, është mundësia që u jepet qytetarëve që kontrollojnë përditë kryetarin e Bashkisë. Kjo ka qenë një nga arsyet për të vendosur paqen politike. Nëse ka një arsye të fortë pse bëhen disa reforma të mëdhaja që nuk duhen parë politikisht, është kjo reformë e pushtetit vendor. Niveli i demokracisë në një vend, shihet nga pushteti vendor.

Në 2014-ën kur e ndërmorrët, thatë se kjo ishte një nga arritjet e qeverisë Rama. Pjesë të fajit e kemi dhe ne në 2014-0ën kur nuk morëm pjesë. Por ju i kishit votat. Nuk morët legjitimitetit, gjithëpranueshmëria. Reforma territoriale është një moment historik në shtetformimin. Me të drejtë tha Çupi, ne nuk nisemi nga ideja e rrafshimit të gjithçkaje. Ne nuk po themi që gjithçka nuk ka funksionuar. Kërkojmë vetëm korrigjim.

Kur e bëtë reformën e bëtë që të fitonit zgjedhjet në tavolinë. Ja morët frytet në vitin 2015. Sot një gjë të vogël duhet ta bënit për Shqiptarët. Me këtë që po bëni tani, po vidhni në tavolinë edhe zgjedhjet e vitit 2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.