LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Përmbysje në minutat e fundit, Roma mposht Veronën në transfertë dhe ngjitet në zonën “Champions”

21:00 - 31.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma ka arritur një fitore fantastike me përmbysje ndaj Veronës në transfertë, me rezultatin 1-3.




Skuadra e Murinjos e nisi në disavantazh këtë sfidë, me Davidovixh, i cili shënoi për vendasit. Por ishte po i njëjti lojtar disa minuta më vonë, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme.

Pas kësaj, Zaniolo barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga Volpato dhe El Sharaui në minutat 88’ dhe 90+2’.

Me këtë fitore, Roma parakalon rivalët e Lacios dhe ngjitet në vendin e 4, ndërsa Verona vazhdon të vuajë në vendin e parafundit në renditje.

REZULTATI:

VERONA 1-3 ROMA

Davidovixh 27′ / Zaniolo 45+1′, Volpato 88′, El Sharaui 90+2′

RENDITJA:

0

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.