Kosova

Dhunimi i gruas në qendrën e të moshuarve në Pejë “ngre në këmbë” Ministrinë e Brendshme, arrestohet e dyshuara dhe përgjegjësja e shtëpisë (VIDEO)

17:07 - 02.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas videos së rëndë të shpërndarë në rrjetet sociale ku një e moshuar rrihet nga dy punonjëse në qendrën e të moshuarve në Pejë, janë prangosur dhunuesja e dyshuar dhe dhe përgjegjësja e shtëpisë. Kjo e fundit për moskallëzim të ngjarjes në polici.




SKANDALOZE/ Infermieret kosovare rrahin të moshuarën, e tallin dhe e inçizojnë dhunën (VIDEO)

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, duke u bazuar nё video incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, e cila ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare. Policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar dy (2) tё dyshuara lidhur me rastin. Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshëm,” thuhet në njoftimin e policisë, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur në rezidencën për të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Burime për mediat e Kosovës bëjnë me dije se Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Gjithashtu për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili u shpreh se këto veprime janë edhe më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Ai tha se dhunueset janë arrestuar, ndërsa bëri thirrje që të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje të dalin para drejtësisë.

Reagimi i Zvelçës:

Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë.

Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie sulmonin fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Policia njoftoi se arrestoi dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast për të cilat do tё merren veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.