![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kreu i sindikatës së universitetit Sandër Kovaçi ka deklaruar se 30 pedagogët do futen në grevë urie në momentin që do marrin një garanci për jetën e tyre nga Presidenti i Republikës dhe institucionet ndërkombëtare.
Ai shtoi se pedagogët do futen në grevë urie së bashku me familjarët e tyre pasi qeveria nuk ka dhënë një pergjigjje në lidhje me kërkesat e tyre në lidhje deri në afatin e vendosur nga ata që ishte ora 16:00.
“Rreth 30 pedagogë janë gati të hyjnë në gervë urie. Presidenti dhe institucionet të garantojnë jetën tonë. Të na garantohet jeta neve dhe familjarëve tanë. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore në këtë vend. Misioni ynë akademik vijon. Presim përgjigje nga institucionet. Do të futemi bashkë me familjarët në grevë”, u shpreh Kovaçi.
Ditën e sotme ka skaduar edhe ultimatumi i pedagogëve ndaj qeverisë shqiptare, për plotësimin e kërkesave të tyre.
Ai ka kërkuar nga presidenti dhe institucionet shqiptare që të garantojnë jetën e pedagogëve dhe familjarëve të tyre, duke shtuar se misioni akademik vazhdon.