Kronikë

Me armë e shufra hekuri/ 5 hajdutët shqiptarë vjedhin 40 mijë euro! Dhunojnë brutalisht dy bashkatdhetarë të tyre!

12:58 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë grabitës shqiptarë kanë hyrë në një zyrë në Mykonos me shufra hekuri në duar e të armatosur, dhe kanë grabitur një shumë prej 40 mijë eurosh. Sipas informacioneve për protothema.gr, ngjarja ka ndodhur në orën lokale 20:50 në zonën Drafaki ku pesë hajdutët kanë hyrë në zyrën, pranë një rezidence ku jetonin dy bashkatdhetarë të tyre.




Dëshmitarët thanë se ata mbanin në duar shufra hekuri dhe pistoleta Glock, që përdoren kryesisht nga policia dhe ushtria. Pesë autorët shqiptarë dhunuan dy bashkatdhetarët e tyre dhe me doreza metalike u shkaktuan goditje brutale në kokë. Shqiptarët e plagosur u dërguan me makina private në qendrën shëndetësore të Mykonos ku morën ndihmën e parë mjekësore. Ata kanë plagë në trup dhe në kokë.

Ndërkohë hajdutët kanë arritur të largohen me 40 mijë euro që kanë gjetur brenda zyrës dhe më pas janë zhdukur në drejtim të paditur. Policia kontrolloi zonën dhe gjetën një pistoletë Glock 17, tre fishekë, një gëzhojë, një levë metalike dhe një plumb që ishte futur në dysheme nga një e shtënë me armë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.