Kronikë

EMRAT/ Iu gjetën armë dhe mina me telekomandë në banesë, gjykata lë në burg babë e bir!

13:18 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Petrit dhe Gledis Kubazi, babë e bir janë lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës pasi gjatë kontrolleve të tyre në banesë policia gjeti armë, mina me telekomandë dhe disa municione të tjera.




Në seancën për masën e sigurisë, Petrit Kubazi deklaroi se nuk ka pasur dijeni për municionin e armëve që policia gjeti në banesën e tyre. Ai shtoi se dy armën e gjahut janë me leje ndërsa theksoi se për pjesën tjetër të armëve e ka marrë vesh në komisariat.

“Unë nuk e kam ditur aspak se ato armë dhe municioni ndodhej në banesën time. Vetëm kur kam ardhur në komisariat kam pyetur djalin dhe ai më ka thënë se i kishte gjetur një natë më përpara në një vend por nuk ka pasur kohë të më tregojë sepse nuk jemi takuar dhe të nesërmen në mëngjes erdhi policia. Arma e gjahut shotgun atë e kam me leje sepse unë jam gjuetar ndërsa arma tjetër sportive edhe ajo është me leje dhe është e një të njohuri. Sa i përket pjesës tjetër të armatimit nuk kam pasur asnjë ide se janë në banesën time. Radiot që janë gjetur ato ka tre vite që i kam sepse blihen kudo në internet dhe i kam përdorur për gjueti për të komunikuar. Unë kam punuar gjithë jetën time dhe më pëlqen gjuetia ndaj nuk kam asnjë lidhje me municionet” deklaroi ai.

Ndërkohë djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallepët e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët deklaroi në sallën e gjyqit se i kishte gjetur një natë më përpara por pa e ditur se çfarë janë.

“I kam gjetur rastësisht një natë më përpara por nuk ia kam vënë rëndësinë dhe nuk e kam ditur se çfarë janë konkretisht sepse nuk i njoh. I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babain se çfarë janë por nuk kam pasur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, mësohet të ketë thënë 20 vjeçari.

Avokatët mbrojtës Anton Kosteri dhe Edit Gyrçari kërkuan që gjykata e shkallës së parë të linte me masë sigurie “arrest shtëpie” 20 vjeçarin Gledis Kubazi dhe me të drejtë që të vijojë të ndjekë shkollën e mesme. Nga ana tjetër një masë lehtësuese u kërkuar edhe për shtetasin Petrit Kubazi duke qenë se nuk ka pasur dijeni për municionet.

Ndërsa prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir ndërsa është në gjendje të lirë djali i vogël duke qenë se është minoren.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.