Kronikë

Me furgonin plot me kanabis tentoi të kalojë kufirin me Greqinë, kapet mat i riu shqiptar dhe greku 60-vjeçar

10:21 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 375 kilogramë marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar në një operacion policor të autoriteteve helene në vendin e quajtur Miliotadho në Zagorin lindor, Janinë.




Një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar dhe në të janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gramë marijuanë, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar shqiptar

Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020, ndërsa gjatë kontrolleve në zonë, në vendin e quajtur Anthrakiti, është ndaluar një automjet dhe është arrestuar drejtuesi grek 60 vjeçar i cili shërbente me mjetin e tij për kontrollin e zonës.

Sakaq, përveç drogës, janë konfiskuar edhe pesë aparate celularë, një shumë parash dhe automjetet e mësipërme ndërsa të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Janinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.