Kronikë

Goditi me thikë në nofull 45-vjeçarin, arrestohet i riu në Sarandë! Ka disa precedentë penalë (FOTO)

15:47 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Sarandës ka arrestuar 34-vjeçarin i cili ditën e djeshme goditi me thikë në nofull shtetasin Armando Bajrami, 45-vjeç.




Ai është shtetasi Geart Çoçka, një person me precedentë të shumëfishtë penal.

Konflikti i nisur për motive të dobëta përfundoi në përdorimin e thikës nga ana e 34-vjeçarit.

Fatmirësisht 45-vjeçari mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Çoçka nuk është një emër i panjohur për policinë. I riu rezulton me precedentë penale, ndërsa ka qenë i dënuar për “prodhim dhe shitje lendesh narkotike”, “vjedhje” disa herë.

Ndërkohë, ai u arrestua vjet në gusht për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa u la i lirë nga Gjykata e Sarandës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.