Kryesore

“Open Balkans”, presidenti i Sllovenisë: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, çështje e rëndësishme gjeopolitike

16:59 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se procesi i Berlinit nuk është zëvendësues i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, por kontribuon dhe inkurajon atë.




Në samitin e mbajtur sot në Berlin, Pahor tha se ishte i lumtur që u arrit në një konsensus se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është një çështje e rëndësishme gjeopolitike.

Në fjalën e tij, Pahor theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

“Si procesi i Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur janë të rëndësishme. Me integrimin evropian, Ballkani i Hapur, që jo të gjithëve u pëlqen, do të shuhet vetvetiu dhe do të arrihet integrimi dhe do të vendoset bashkëpunimi”, shtoi ai.

Pahor përshëndeti rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin kandidat Bosnjë-Hercegovinës para fundit të këtij viti dhe shtoi se, së bashku me liberalizimin e vizave për Kosovën, do të jetë një pikë kthese e rëndësishme për ringjalljen e perspektivës evropiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.