Kronikë

Policia franceze bastis ‘shtëpinë e barit’ me dhjetëra kg kanabis/ Arrestohet shqiptari, një tjetër në kërkim!

10:07 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet franceze në zonën e Mons kanë ndërhyrë mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në rue du Hocquet në La Louvière, në të cilën u zbuluan rreth 1000 bimë kanabis dhe dhjetëra kilogramë marijuanë gati për shitje dhe u arrestua një shtetas shqiptar përgjegjës për to.




Gjatë operacionit rreth 12 policë bastisën banesën që ishte kthyer në plantacion kanabisi duke shndërruar dhomat e gjumit dhe papafingon në ambiente të përshtatshme për rritjen e bimëve narkotike.

Sakaq, autoritetet franceze njoftuan se përveç shqiptarit të arrestuar brenda banesës është shpallur në kërkim edhe një tjetër që dyshohet se ishte bashkëpunëtor në këtë rast, njoftojnë mediat vendase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.