Kronikë

Prokuroria mbyll hetimet për Fredi Rrushin, që vrau dhe groposi në Dajt biznesmenin! Dosja kalon në gjykatë

16:00 - 03.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për të pandehurin Fredi Rrushi, i cili akuzohet për vrasjen dhe fshehjen e kufomës së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.




Rrushi pasi ekzekutoi biznesmenin tentoi të groposte trupin e viktimës në Qafë-Mollë, krimi i cili u arrit të zbulohej nga policia.

Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shumta me biznesmenin i cili deklaruar i zhdukur nga familja.

Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua një urdhër-arresti nga Italia.

Hetuesit më pas gjetën prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit, ku dhe u gjet i vdekur në Qafë-Mollë.

Mbi autorin e dyshuar të krimit tashmë rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”

Viktima Ruzhdi Hoxha në të majtë dhe autori Fredi Rushi në të djathtë
Viktima Ruzhdi Hoxha në të majtë dhe autori Fredi Rushi në të djathtë

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq të pandehurin F. Rr. për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit F. Rr. akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka rregjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” të parashikuar nga neni 109 i K. Penal.

Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.

Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.

Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.

Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.