Kronikë

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në Durrës, vihet në pranga ‘makthi’ i banorëve të Rrashbullit dhe Katundit të Ri

10:30 - 03.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në Durrës, pranga autorit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë e vëniën përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, si dhe bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:




-F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

  • Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;
  • Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;
  • Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.