BLUETOOTH

“U bënë muaj që nuk kam bërë seks me burrin tim. Kjo është e keqe”

21:39 - 05.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grua, e cila nuk po tregon detajet e saj, shpreh një pyetje për marrëdhënien e saj që mund të kenë shumë njerëz, veçanërisht nëse janë në një lidhje afatgjatë. Marnie Nir, trajnere e jetës dhe autore, shpjegon përmes purewow.com në përgjigjen e saj se çdo çift gjen ritmet e veta, por një martesë pa seks “fsheh” shumë pas saj – si mungesa e tërheqjes apo indiferenca.




Pyetja e gruas:

“Unë dhe bashkëshorti im nuk bëjmë seks aq shpesh. Hera e fundit ishte ndoshta rreth 2 muaj më parë. Mos më keqkuptoni. Unë e dua atë dhe ai më do mua, por mes punës, fëmijëve, përgjegjësive, shfaqjeve tona të preferuara në Netflix dhe seksit, ne zgjedhim të parën. Në fund të fundit, a nuk është seksi i shpeshtë në një marrëdhënie mbi 10-vjeçare?

Përgjigja e ekspertit:

Për shumë njerëz, tërheqja e madhe që ata ndjejnë për partnerin e tyre në fillim të marrëdhënies zvogëlohet me kalimin e kohës. Por më lejoni t’ju tregoj një sekret? Nga ajo që kam mësuar deri tani në jetën time, sa më shumë seks të bëj me partnerin, aq më shumë e dua atë.

Çështja është se sa shpesh prej nesh bëjnë atë që është e mirë për ne. Shkojmë në palestër mjaftueshëm herë apo heqim dorë në muajin e parë? Ne ushqehemi jo shëndetshëm, nuk pimë ujë të mjaftueshëm, qëndrojmë të ngjitur pas telefonave tanë e kështu me radhë. Tani, shtojini bisedës një lidhje shumëvjeçare, dy fëmijë, detyrimet, punën, pandeminë, zgjedhjet nga mijëra seriale në platforma dhe çfarë na mbetet? Një martesë pa seks. Sfida është se sa të gatshëm jemi ta pëlqejmë partnerin tonë sa për të bërë seks me të sërish.

Më poshtë janë disa “mjete” për t’ju ndihmuar të ktheheni në këtë lojë:

Bëjini një premtim partnerit tuaj se do të bëni seks disa herë gjatë javës.

Tregoji atij për këtë premtim.

Mendoni për ndonjë motivim ose stimul. Me sa duket, njerëzve u pëlqen të mbajnë premtimet e tyre dhe të krenohen me to. Kështu, për shembull, nëse nuk bëni seks siç keni premtuar, nuk do të shihni episodin e emisionit tuaj të preferuar.

Sigurisht, ka shumë gjëra që do të dëshironit që partneri juaj të bëjë, të thotë ose të mos bëjë dhe të mos thotë. Flisni me të për to me qetësi dhe edukatë.

Më e rëndësishmja; Argëtohu! Shijoje. Askush nuk tha se seksi i planifikuar duhej të ishte i keq”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.