AKTUALITET

VIDEO/ “Shkojmë në hotel me u **”, eksperimenti social ekspozon një tjetër maniak të moshuar

22:22 - 06.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maniakët, përdhunuesit, abuzuesit me të mitur tashmë janë një fenomen i shtuar në shoqërinë shqiptare brenda dhe jashtë kufijve.




Pas një sërë denoncimesh të ardhura nga “Piranjat”, të cilat janë bërë publike, madje ka pasur dhe disa arrestime.

Pikërisht për këtë arsye këtë të diel emisioni “Piranjat” , ka sjellë për publikun një eksperiment social, se si sillen të moshuarit në Prishtinë kur shohin një femër që reklamon hiret.

Për këtë arsye Gani Gërmija vendos që të vishet si një femër seksi dhe të provojë se si sillen të moshuarit kur ta shohin.

Dhe pa u zgjatur shumë “Piranja” Gërmia vendos të bëjë një makiazh të lehtë të ndryshojë lukun dhe të veshë fustan, dhe më pas të hedhë “grepin” dhe të presë.

Pa kaluar as disa minuta në stolin ku ishte ulur e mitura 16-vjeçare (Ganiu), afrohet një i moshuar i cili hidhet direkt në veprim, duke kërkuar që të shkojnë në hotel.

Por ajo që të bën më shumë përshtypje është gjuha e përdorur nga i moshuari, i cili flet pa filtra dhe e thotë hapur atë që kërkon, madje kërkon të bëjë edhe Pazar për çmimin e kohës që do të kalojë me të “miturën”.

Pas kësaj videoje është koha e autoriteteve që të hetojnë mbi rastet.

ABC News Albania 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.