AKTUALITET

Paketa fiskale 2023/ Konfindustria: Nuk ka ulje të ngarkesës fiskale për karburantet. Nuk ka strategji për përballim të krizës energjetike!

09:46 - 07.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konfindustria ka shprehur rezerva sa i takon paketës fiskale për vitin 2023. Përmes një reagimi për mediat, Konfindustria bën me dije se ka mungesë strategjie për përballim të krizës energjetike, duke shtuar se nuk parashikohet vënia në punë e TEC-it Vlorë.




Një tjetër problem i evidentuar nga Konfindustria është fakti se sipas saj, paketa fiskale nuk ka ulje të ngarkesës fiskale për karburantet. Sipas Gjergj Buxhukut, shuma prej 2 milionë euro ndihmë për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore, është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.

NJOFTIM PËR SHTYP

Konfindustria vlerëson, se Buxheti dhe Paketa Fiskale 2023, të paraqitura nga ekzekutivi, tregojnë mungesë të qartë të strategjisë të përballimit të krizës energjitike të shpallur zyrtarisht. Është e pakuptueshme, që nuk ka asnjë parashikim buxhetor prej pak milionë $USD për vënien në punë të TEC-it të Vlorës pas 11 vitesh, ndërkohë që parashikohen me qindra milionë euro shpenzim për të njëjtin sasi të prodhimit të energjisë nga anijet e sjella nga Bangladeshi me ndikim shkatërrues mjedisor.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme, që në Paketën Fiskale 2023 nuk është parashikuar asnjë ulje e ngarkesës fiskale për produkte si karburantet dhe gazi i lëngshëm me qëllim zbutjen e pasojave të krizës energjitike. Konfindustria ka kërkuar në pezullimin e “taksës së qarkullimit” dhe “taksës së mjedisit” me qëllim uljen e cmimeve të paktën në nivelin e shteteve të rajonit. Gjithashtu, kërkohet heqja e plotë e taksave për “gazin e lëngshëm”.

Konfindustria mbështet politikën financiare të sapofilluar për familjet dhe bizneset për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Shuma e shpallur prej vetëm 2 milionë euro është mjaft e ulët dhe duhet parashikuar e shumëfishuar në Buxhetin 2023.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme mosparashikimi në Paketën Fiskale dhe Buxhetin 2023 të uljes së barrës fiskale si dhe financimit të veshjeve termoizoluese për ndërtesat publike dhe private, njësitë industriale, pajisjeve termike për rritjen e eficiencës energjitike, etj.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.