Kryesore

Berisha flet me shifra për buxhetin e 2023: Në 7 vite, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur 8.2 mld euro

14:36 - 08.11.22 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar është ndalur tek buxheti i vitit 2023, që sipas tij është një tjetër fatkeqësi për Shqipërinë.




sali berisha

Sipas Berishës, referuar shifrave të publikuara nga KLSH, Rama dhe ministrat e tij kanë vjedhur në 7 vite 8.2 mld euro.

Ish-kryeministri u shpreh se vidhen fonde, ndërsa qytetarët nuk shohin asnjë vepër publike.

“Për cdo vend, debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin. Por për Shqipërinë, kjo nuk ndodh, Nuk ndodh për dy arsye. E para se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet pasi sic kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të vecantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë sesi në 7 vite sipas KLSH janë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 mld euro

Ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër se prapa cdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta  nuk kanë të ndalur. Por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe. Në një anë vidhen fondet dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9, pas 9 buxheteve, shohin publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor.

Por nëse shohin publik më të pakta se një viti buxhetor një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët, borxhi që qeveria merre për buxhetin”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.