AKTUALITET

“Më duhet të marr kohën time…” A do ta marrë mandatin e deputetes? Reagon për herë të parë Ori Nebijaj

18:37 - 09.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ori Nebijaj ka reaguar për herë të parë pas lënies së mandatit nga ish-deputetja Grida Duma, gjë që automatikisht i hap rrugë moderatores të futet në Kuvend.




Në rrjetet sociale ajo shkruan se do të marrë kohën e saj për të vënë në baraspeshë besimin që i dhanë me mijëra votues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe marrëdhënies si dhe kontratës që ka me familjen e saj mediatike.

“Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Ori Nebiaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.