Lajmi i fundit

Zbulohet “tradhtari” që acaroi Murinjon pas barazimit të Romës: I tha të gjejë skuadër në janar

23:26 - 09.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhoze Murinjo u shfaq shumë i acaruar para mediave pas barazimit 1-1 të Romës ndaj Susuolos dhe ia atribuoi pakënaqësinë një futbollisti të tij në veçanti.




Trajneri portugez tha se një lojtar e kishte zhgënjyer me sjelljen joprofesionale dhe në mediat italiane ka nisur menjëherë kërkimi, duke zbuluar se kush ishte futbollisti.

Sipas “Corriere Dello Sport”, lojtari në fjalë është Rik Karsdorp, i cili hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Çelik por humbi shpesh duele, nuk mbronte mirë në krah dhe bëri krosime aspak të sakta duke tërbuar teknikun.

Në fund të ndeshjes, Murinjo ka hyrë në dhomat e zhveshjes duke nxjerrë jashtë të gjithë stafin teknik dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit si magazinierët dhe mjekët. Ai ka folur me tone të larta para lojtarit në fjalë dhe raportohet se përtej zhgënjimit dhe kritikave, nuk ka kursyer edhe një vendim ekstrem.

“Ai i tha lojtarit që të kërkojë një skuadër tjetër në janar”, shpjegoi e përditshmja italiane për vendimin e  trajnerit portugez për holandezin./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.