AKTUALITET

Ndryshon çmimi i karburanteve, sa shiten nga sot nafta dhe benzina

15:30 - 11.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bordi i Transparencës uli sot çmimin e naftës në treg duke vendosur një nivel maksimal prej 227 lekësh për litër, ndërsa benzina do të shitet me 210 lekë/ litri. Ndërkohë, gazi do të shitet me 62 lekë/ litër. Vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, është mbledhur Bordi i Transparencës në vendin tonë duke vendosur uljen e çmimit të karburanteve.




Çmimet e vendosura sot janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.