Kryesore

“Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet!”/ Protesta e opozitës, Meta nxjerr videon: Ky mesazh është më aktual se kurrë

12:46 - 12.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pak orë para protestës së thirrur nga opozita, angazhohet se do të jetë realitet që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.




Përmes deklaratës së tij në rrjetet sociale bashkëngjitur videos që publikoi, Meta tha se “çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje”.

Reagimi i Ilir Meta

Ky mesazh i dhënë në vitin 2017 është sot me aktual se kurrë.

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.

Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet! ✌️

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.