BLUETOOTH

Dua Lipa shuan dilemat për pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse në Botërorin e Katarit!

20:38 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Botërori i Katarit është në prag dhe përgatitjet finale janë drejt fundit. Si zakonisht para çdo kompeticion madhor, do të mbahet ceremonia hapëse, e cila pritet të dhurojë spektakël.




Sipas mediave të huaja, kohëve të fundit ka patur zëra lart dhe poshtë që këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të ishte e pranishme në ceremoni. Ka qenë vetë Lipa që ka shuar dilemat, duke shkruar në rrjetet sociale se nuk do të marrë pjesë.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të jem pjesë e ceremonisë hapëse në Botërorin e Katarit. Ju bëj me dije se nuk do të performoj në Katar, madje nuk kam qenë as në negociata për ta bërë diçka të tillë. Do të bëj tifozllëk për Anglinë nga larg dhe pres që ta vizitoj Katarin në momentin kur të plotësoj të drejtat e njerëzve, ashtu siç premtoi kur fitoj të drejtën për të organizuar Kupën e Botës”, – tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.