LAJMI I FUNDIT

“Plas” në Serinë A, policia rrethon dhomat e zhveshjeve pas zhgënjimit të radhës të skuadrës së njohur

08:39 - 13.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Humbja e radhës e Sampdorias nuk është kapërdirë lehtë nga tifozët e skuadrës së qytetit të Xhenovës.




Menjëherë pas humbjes 2-0 në shtëpi përballë Leçes, kontestimi ndaj skuadrës që drejtohet nga Dejan Stankoviç ka arritur kulmin.

Lojtarët shkuan të kërkonin ndjesë para tribunës së ultrasve por kjo nuk mjaftoi dhe ulërimat ndaj tyre, u shoqëruan me thirrjet që të largoheshin nga fusha dhe të hiqnin fanellat pasi nuk e meritonin.

Tifozët më pas u grumbulluan jashtë stadiumit duke kërkuar në kor kërkesë llogarie nga ekipi.

Kjo bëri që situata të tensionohej dhe polica u desh që të rreshtohej rrotull zonës së dhomave të zhveshjes të stadiumit “Marasi” për të evituar ndonjë situatë problematike e shmangur përplasjet e tifozëve me lojtarët e stafin drejtues të klubit të Sampdorias./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.