LAJMI I FUNDIT

“Klasikja” e Shqipërisë Vllaznia-Tirana mbyllet pa gola dhe mes emocionesh!

15:10 - 13.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana ka përfunduar me rrjeta të paprekura 0-0 në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.




Ashtu siç pritej, kjo ndeshje dhuroi emocione dhe raste të shumta nga të dyja krahët, por vetëm goli ishte ai që mungoi në këtë supersfidë.

Me këtë barazim, kampionët aktualë të Shqipërisë mbajnë përkohësisht vendin e parë të renditjes me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa shkodranët renditen në vendin e 3 me 19 pikë.

Vlen të theksohet se ky takim u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi” sepse fusha e impiantit “Loro Boriçi” është duke u mbjellë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.