LAJMI I FUNDIT

Dëmtime dhe ndryshime në listë/ Shqipëria humbet Gjimshitin dhe Balliun për miqësoren me Italinë, ja situata në kampin kuqezi

19:28 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëmtime dhe ndryshime në listën e Kombëtares në prag të miqësores me Italinë që do të zhvillohet ditën e mërkurë në “Air Albania”. Shqipëria nisi sot përgatitjet në fushë në kuadër të dy miqësoreve, ndaj të kaltërve dhe armenëve, teksa zyra e shtypit në FSHF bën me dije se se sulmuesit Armando Broja dhe Kristal Abazaj kanë mbërritur në mesditë në grumbullim dhe janë konsultuar menjëherë me stafin mjekësor për shkak të disa shqetësimeve muskulore.




Të dy lojtarët kanë bërë vetëm pak stërvitje të diferencuar dhe gjendja e tyre fizike mbetet për t’u vlerësuar në vazhdimësi. Duke parë situatën me dëmtimet, trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy lojtarët e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka me sulmuesit që mbërrijnë gjatë orëve të mbrëmjes në qendrën stërvitore të Kombëtares, së bashku me Andi Hadrojn dhe Eneo Bitrin, që të katërt të impenjuar me ndeshjen e sotme që Partiznai zhvilloi ndaj Bylisit.

Sakaq, stafi teknik ka marrë përgjigje negative nga klubi i Atalantas për Berat Gjimshitin dhe nga Rajo Vajekano për Ivan Balliun me të dy lojtarët që do të mungojnë në këto miqësore. Që të dy kanë pasur probleme fizike kohët e fundit dhe klubet shpresojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë pauze që ata të rikuperohen plotësisht dhe të mos rrezikojnë dëmtime të mëtejshme.

Me ekipin do të bashkohen në mbrëmje edhe Marash Kumbulla, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Keidi Bare, Qazim Laçi, Arbnor Muçolli dhe Myrto Uzuni, që të gjithë të gatshëm për t’u stërvitur me ekipin ditën e martë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.