BOTA

Motra e Georginas është e dëshpëruar: Jam rrënuar financiarisht dhe ajo nuk më ndihmon, ta bëje të paktën për nipërit e mbesat e saj!

17:00 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Patricia, motra e Georgina Rodriguez, ka rrëfyer në një intervistë për ‘Socialité’ se është e rrënuar financiarisht: “Jam i rrënuar dhe motra ime nuk më ndihmon. Ajo që më shqetëson më shumë janë fëmijët e mi, jo unë. Në fund të fundit mund të ha edhe një copë bukë bajate, por fëmijët e mi, që janë nipërit e saj”.




Patricia shpjegoi se po jeton në një situatë shumë të vështirë: “Ndonjëherë më duhet të ha, herë të tjera jo; ndonjëherë duhet paguar qiraja, ndonjëherë jo. Si motër nuk e prisja gjithë këtë. Unë ndalova së takuari Gion menjëherë pasi babai im hyri në burg, qëndrova me të, motrën dhe nënën e saj, por pak kohë pasi më mbyllën në një qendër. Që atëherë nuk kam pasur asnjë kontakt me Georginën dhe më mungon ajo marrëdhënie si motër. Mora në telefon, ishte ditëlindja e vajzës sime, po flisja me Georginën dhe i thamë që nëse do të mund të bënin autograf një këmishë të Cristiano për vajzën time, do ta gëzonte shumë. Dhe ajo më tha jo, ishin me pushime dhe të mos e shqetësoja”, vazhdoi Patricia, duke iu drejtuar një apel partnerit të Cristiano Ronaldos:

“Georgina, kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime. E di që ajo nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi ndaj prej meje, por meqenëse është simpatike dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipërit e saj. Nëse nuk më doni, ndihmoni nipërit tuaj. Vetëm kaq kërkoj nga ju”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.