Kryesore

“Bordi i Transparencës favorizon kompanitë e shitjes së karburantit”/ Ministrja Ibrahimaj bën LIVE ‘llogaritë’ se si vendoset çmimi i naftës!

11:00 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u përgjigj në lidhje me akuzat e bëra se Bordi i Transparencës në vendimet që merr favorizon kompanitë e shitjes së karburanteve. Ministrja bëri llogaritë në konferencën me mediat, se si Bordi e vendos çmimin, për të cilin tha se ndikim të madh ka edhe kursi i këmbimit.




“Bordi që përcakton çmimet tani po bëhet 1 vit që operon. Unë ju sfidoj ju e këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë e rithënë. Ju supozoni që bordi merr vendimet jo në bazë të ecurisë së bursës por në bazë të interesave që janë inekzistente që me nisjen e operimit të bordit ne kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve e këto efekte janë të matshme nga çdo qytetar dhe ekonomist. Kemi ulur marzhin ndjeshëm. Nuk reflektojmë çmimet e bursës? Ju mund ti referoheni çmimet e referencës së naftës bruto që janë luhatje nga çmimet që ne i referohemi. Ne përdorim çmimin plats sp e mbi atë çmim aplikojmë marzhet e fitimit, taksat dhe ecuria e kursit të këmbimit. Hidrokarburet tregohen ne dollarë dhe gjatë këtij viti leku shqiptar është zhvlerësuar ndaj dollarit. Një element i rëndësishëm që kalkulohet në çmimet e bursës është dhe kursi i këmbimit. E premtja kur çmimi i bursës u rrit por kursi ishte favorizues dhe i tregtimit në vend u ul. Kur bëhet analiza duhet bërë me gjithë komponentët. Bordi funksionon në bazë të ligjit e me përgjegjësi të plotë ju them që aludimi që bëni nuk është i saktë dhe jo korrekt”, tha ministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.