Lajmi i fundit

“Nuk do të krijoj probleme me PSG-në për Mesin!”, Laporta flet për Superligën: Ka një bonus prej 1 miliardë eurosh…

17:17 - 15.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta ndodhet në qytetin kolumbian të Arauca me rastin e një projekti të udhëhequr nga Fondacioni Barça dhe UNHCR për të ndihmuar fëmijët dhe refugjatët në zonë.




Në një lidhje direkte me ‘ El Món a RAC1 ‘, Laporta u pyet nëse klubi i Barcelonës do të jetë në gjendje ta nënshkruajë verën e ardhshme, pasi ai të ketë letrën e lirisë, Laporta u shpreh se:

“Mesi është nga Barça, mos u shqetësoni, ai është lojtari më i mirë në botë, ne kemi qenë me fat që e kemi pasur dhe do të shohim. Disa gjëra janë të komplikuara sepse tani ai është tek PSG dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika me këtë klub. Kudo që njerëzit shkojnë e identifikojnë Mesin me Barçën dhe kjo më pëlqen. Më pëlqen gjithashtu të shoh se marka e Barçës është shumë e fuqishme, ata e dinë që ne po rindërtojmë, se këtë vit duhet të fitojmë Ligën. Levandovski shënon gola, Pedri është një lojtar i madh dhe Gavi është një yll”, u shpreh Laporta.

Superliga, zgjidhje e problemeve ekonomike

Presidenti i Barcelonës foli edhe për projektin e Superligës, me të cilin klubi do të zgjidhte një pjesë të mirë të problemeve financiare.

“Ka një bonus prej 1000 milionë eurosh që do të shpërndahet mes klubeve themeluese në vitin e parë. Duhet të specifikohet sepse ka ndryshuar dhe nëse do të fitonim kompeticionin do të merrnim nga 300 deri në 350 milionë euro, që është shumë më shumë se për të fituar Ligën e Kampionëve. Ka një potencial të madh në nivelin e marketingut, të drejtave televizive… e gjitha bazohet në ‘performancën’”, ka thënë ai.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.