AKTUALITET

“Rusia po kërkon të gjunjëzojë perëndimin”/ Rama nga Berati: Nuk jam person që predikoj për të ardhmen tuaj

16:24 - 16.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e sotme ndodhej në Berat. Në bashkëbisedimin me qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se se kjo e fundit është e vetëdijshme për vështirësitë dhe problemet që të rinjtë hasin në përditshmëri.




Për shkak të luftës në Ukrainë, është një kohë e re për botën, një kohë kërcënimi dhe një kohë kur ushqimi rrezikon të kthehet në një armë për të bërë dëm te të tjerët, sipas tij.

Duke u ndalur te kriza energjitike, kryeministrit theksoi se çmimi ka arritur në stratosferë.

Rama flet nga Berati

Ju falenderoj për praninë këtu. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë dhe problemet që ju hasni në të përditshmen tuaj për situatën aktuale, nuk e di sa jeni të vetëdijshëm lidhur me vështirësitë e shtuara për shkak të luftës në Ukrianë e cila jam i bindur se i keni parë. Por nuk është e konceptuar dhe e organizuar thjesht dhe vetëm për të goditur Ukrainën por tërë perëndimin e Rusisë, jo me bomba por me armë të tjera. Është një kohë kërcënimi kur edhe ushqimi rrezikon të kthehet në një amrë për të bërë dëm tek të tjerët, ashtu siç është bërë energjia. Por edhe sikur është vënë mbi kokat e të gjitha vendeve inflacioni i luftës.

Unë besoj se mund të themi me plot gojën që asgjë nuk është si më parë edhe në aspektin pozitiv. Berati nuk është si më parë. Ai është ende jo ai që mund të jetë që duhet të jetë dhe duhet të vazhdojmë së bashku me të gjithë ata që kur i thonë vetes shqiptar dinë se çfarë thonë dhe që krenarinë e të qenit shqiptar e kanë të panegociueshme për asnjë arsye. Dhe krenarinë për vnedin e dyre e kanë domosdoshmëri në të përditshëmn e puns së tyeë. Ne sot kemi të gjitha arsyet të besojmë që këtë transformim të nisur të çojmë deir në fund dhe shumëçka mbetet ta bëjmë se kemi provuar se gjërat bëhen dhe pse duhan mundin e tyre.

Sot dua të ju them shumë pak gjerë që lidhen me atë që është dilema juaj e natyrshme, të jesh në këtë moshë që jeni ju dhe të jetosh në këtë kohë është gjëja më e natyrshme ti bësh pyejten se ku dua të jetoj unë. Në këtë moshë kjo është gjëja që do të ishte çudi që të mos ekzistonte te ju.

Por ju keni zgjedhjen tuaj dhe nuk predikoj që të them se kush rri këtu është patriot apo kush ikën është tjetër. Nuk është kjo ajo që e ndan se kush është patriot. E rëndësishme është që krenarinë për të qenit shqiptar të mos e negociaosh kudo qoftë.

Por të thuash që ka më shumë mundësi për ata qe janë të gatshëm të luftojnë për ti realizuar. Vajza që foli preku një sferë që është ende e gjitha për tu eksploruar. Ka një numër të rinjsh që punojnë nga shtëpia nga tregje të tjera dhe paguhen me mirë se nga ne që janë këtu dhe janë akoma në shkollë. Sepse koha e sotme e ka sjellë këtë mundësi që mes teknologjisë dhe ke se çfarë ti ofrosh pa lëvizur nga shtëpia fare. Mjafton një kompjuter dhe të jesh burimi kryesor i të ardhurave për familjen tënde.

Por ka edhe pasuri të tjera që është e njohur edhe si pasuri botërore. Ajo është Berati.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.