LAJMI I FUNDIT

Temperaturat deri në 8 gradë Celcius! Shtrëngata të forta shiu dhe rrufe, çfarë ka rezervuar moti për ditën e premte?

18:08 - 17.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në mesditë e më tej dendësim i vranësirave.




Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sipas SHMU më tej marrin karakter lokal.

Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 8 deri 15°C                                                                                                                                                          

në zona e ulëta 10 deri 21°C                                                                                                                                                                      

në zona bregdetare 13 deri 22°C


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.