Kryesore

“Vajzat e mia u tmerruan nga gjuha vulgare e Kryeministrit”/ Vokshi i kërkon Kuvendit përjashtimin e Ramës

10:51 - 17.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i bëri thirrje Kuvendit që të mblidhet Komisioni i Etikës për të përjashtuar kryeministrin Edi Rama nga seancat plenare, për shkak të gjuhës së tij drejtuar opozitës. Demokratja iu bëri thirrje kolegeve të saj që të distancohen nga gjuha e Ramës.




“Ajo që po tentoni të bëni, është që po tentoni t’i mbyllni gojën opozitës. Nuk i referohem kësaj seance, por dhe seancave të tjera, na kemi hequr të drejtën e fjalës ne deputetëve, grupeve të interesit. Nuk është parë ndonjëherë që mos të jepet fjala. Ju shkelni në mënyrë të vazhdueshme rregulloren. Këtu po mbroni ministrat tuaj që po rrëmbejnë pronat. Duam që të merret masë ndaj Edi Ramës. Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit, gjithë fëmijët po ashtu. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë? Është gjuhë e papranueshme. Kam kërkuar nga gratë deputetë që të distancohen nga gjuha e tij. Kërkoj që të merret masë që të përjashtohet Edi Rama, siç u mor masa e padrejtë për dy kolegët e PD. Të mblidhet komisioni dhe të merret masa për përjashtimin e tij. Për sa i takon drejtimit të kom parlamentare ai qëndron autonom në raport me drejtimin e seancën plenare. Për pikën që patë kërkesë, sqarimi është i plotë. Nuk ka nevojë për komente të natyrës nuk jemi objektivë. Kur iu hoq mandati Ilir Beqjas dhe në atë rast nuk pati debat.”, tha Vokshi.

I përgjigjet Ermonela Felaj:

“Asnjë deputet nuk ka ngelur pa folur. Pretendimi juaj nuk qëndron. Cdo njeri deputet që ka kërkuar të diskutojë, është regjistruar. do i përmbahemi debatit dhe se si ndahet koha. Rregullorja e Kuvendit ka disa nene për referencë që garantojnë se grupit nuk i lejohet më pak se 10 minuta për të diskutuar.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.