BOTA

Botërori në Qatar/ Infantino ‘shpërthen’ ndaj kritikëve: Para se të bëjmë moral, Europa duhet të kërkojë falje për 3000 vitet e ardhshme

11:23 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ngre zërin pak orë nga starti i Botërori në Katar, gjatë një konference për shtyp inauguruese të turneut duke iu përgjigjur kritikave për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin.




Ky ‘shpërthim’ i Infantinos erdhi pas akuzave të rënda në lidhje me kushtet e rënda të punës për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, me mijëra vdekje të dokumentuara, ashtu edhe për ndalimet e diktuara nga ligjet në fuqi në Katar.

“Sot ndihem nga Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, sot ndihem homoseksual, sot ndihem i paaftë dhe punëtor emigrant.

Ajo që po ndodh aktualisht është thellësisht e padrejtë.

Për atë që ne europianët kemi bërë në 3000 vitet e fundit duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme, para se t’u japim mësime morale të tjerëve.

Këto mësime morale janë thjesht hipokrizi”, deklaroi Infantino.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.