Kronikë

VIDEO/ ‘Shkrumbimi’ i automjetit të biznesmenit në Lezhë, policia: Është djegur plotësisht! Po punojmë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

08:38 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka reaguar për ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune në Lezhë, ku automjeti i një biznesmeni të njohur është përfshirë nga flakët.




Nëpërmjet një njoftimi, burimet zyrtare bëjnë me dije se makina e biznesmenit Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve, është djegur plotësisht.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në ambientet e jashtme të oborrit të banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët.

Njoftimi:

Lezhë

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.