LAJMI I FUNDIT

Fitorja ndaj Armenisë, mesazhi emocionues i Skukës pas golit të parë kuqezi: Jam me fat! Ti Shqipëri me jep nder

08:12 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhuliano Skuka ka qenë protagonisti i fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Armenisë, teksa në ndeshjen e tij të parë para tifozëve kuqezi, ai ia ka dalë të shënojë edhe golin e tij të parë me këtë fanellë. Një gol të cilin ai e festoi me shokët, por edhe duke puthur stemën në fanellë.




Një mesazh i qartë i asaj që ishte gati të bënte për ngjyrat kuqezi e shpresonte ta bënte edhe në të ardhmen. Një mesazh që e bëri të qartë edhe me postimin tij në rrjetet sociale pas sfidës.

“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar. Jam me fat që arrita të luaja dhe të plotësoj dëshirën që e kisha në atë anë ku mbaja stemën më të bukur, atë kuqezi. Në zemrën time, ne gjakun tim buron gjaku i të qenurit besnik ndaj tifozërisë më të bukur dhe besnik i plotësimit të synimeve. Faleminderit Zot. Faleminderit ju që më besuat  dhe keni qenë pranë meje gjithmonë, është vetëm fillimi”, shkruante Skuka në postimin e tij./ PANORAMASPORT.AL

315520487_3294196500844328_3968955911305545181_n

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.