Kryesore

“Jam pacientja e dhomës 271…”- Zbulohet dëshmia rrënqethëse e Hyeda El Sayed në ditët e fundit të jetës: Kam kuptuar se nuk jam vetëm

09:43 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është bërë pothuajse një vit që prej ndarjes nga jeta e Hueyda El Sayed.




Për herë të parë është zbuluar dëshmia e saj në ditët e fundit të jetës, gjatë kohës që Hyeda ishte e shtruar në spital.

E ndjera ka falënderuar stafin mjekësor dhe pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo krijoi një pikturë në të cilën morën pjesë të gjithë.

Gjatë programit “S’e Luan Topi’, është zbuluar piktura e quajtur “Rilindja” ku nëpërmjet saj sëmundjes i është bërë ‘një goditje me penel’.

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishtë negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin  infermierët mjekët burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, thuhej në deklaratën e Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.