


Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një rast me COVID në vendin tonë nga 66 testime të kryera në total, konkretisht një qytetar në Pogradec.
Përmes njoftimit për 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe se janë 186 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon Ministria.
Statistika ( 21 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 66
Testime totale 2,006,085
Raste pozitive 332,143
Raste të shëruara 328,363
Raste Aktive 186
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Gjirokastër 14
Fier 6
Elbasan 6
Vlorë 4
Berat 3
Durrës 3
Lezhë. 3
Shkodër 2