Kryesore

Surpriza e parë në Botëror mban emrin e Arabisë Saudite, fitore e çmendur 2-1 ndaj Argjentinës për 5 minuta!

13:08 - 22.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arabia Saudite ka bërë surprizën e pabesueshme teksa ka përmbysur Argjentinën ditën e sotme me rezultatin 1-2, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.




Sfida prodhoi gola dhe emocione, ku nisi me Mesin, i cili humbi një gol të sigurt në minutën e 2-të.

Golin e avantazhit e shënoi përfaqësuesja “Albiceleste” me Lionel Mesin, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga VAR-i pas një kontakti në zonë.

Argjentina shënoi dy herë me Lautaro Martinezin, në minutat 28′ dhe 35′, por në të dyja rastet sulmuesit të Interit i është mohuar goli.

Pjesa e dytë nisi me dominimin e Arabisë Saudite që menjëherë gjetën golin, në minutën e 48′ me anë të Al Shehrinë, falë një aksioni model.

Ndërsa goli i përmbysjes së madhe erdhi 5 minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 53′ falë një supergoli nga distanca e Al Dausari.

Argjentina e nis kështu Botërorin në Katar në mënyrën më të keqe, ndërsa Sauditët bëjnë surprizën e madhe deri më tani në këtë edicion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.