Teksa ka folur për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të miratuar në Parlament me votat e mazhorancës, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se kjo marrëveshje mban firmën e Edi Ramës, ndërsa bëri me dije se, Arben Ahmetaj refuzoi ta firmoste atë.
Sipas Berishës, në këtë marrëveshje janë fshehur aksionerët e aferës 4 miliard euroshe, ndërsa rikujtoi edhe vendimin e Komisionit Europian që anuloi grantin për këtë projekt.
Sali Berisha: Si rrallë në historinë e tij Kuvendi vijoi punimet deri në 3 e 15 të natës. Për një parlament serioz kjo nuk ndodh, ajo që ndodhi mbrëmë në Parlament, ata që e ndoqen konstatuan më shumë se cdo gjë tjetër, solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste.
Solidariteti në një krim të paprecedentë që kryhet duke noterizuar me votën e tyre në papërgjegjësi absolute grabitjen e portit të Durrësit nga Rama dhe klani i tij. Në detyrimin e politikës të bëjë transparent këtë zhvillim dramatik.
Dy vite më parë Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit, do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe e porti i ri do ndërtohet në Porto Romano po nga kompania Emaar, që do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Durrësit.
Kjo ishte deklarata e tij. Cila është historia e këtij procesi plackitja më gjigandë që mund të jetë bërë, kurrë një kolonizator nuk ka bërë një gratitje të tillë si po bën Rama. Gradualisht, Emaar, shet 100% të aksioneve. Kush i bleu aksionet?
Për ti rënë shkurt, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabbar, një miliarder arab, por 60% të tyre nuk dihet kush. Rama nuk thotë emrat se është vetë me vëllaun e tij e klientelën e tij.
A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një aferë që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë! Këta aksionerë i kanë financat of shore, janë të Ramës e Olsi Ramës në radhë të parë pastaj të enturazhit të tyre të përzgjedhur.
Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që nuk firmoset kurrë nga kryeministri. por kjo marrëveshje ka direkt firmën e Ramës. Ndoshta Arben Ahmeti nuk ka pranuar të firmosë, nuk e di. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante kushtetutën, marrëveshjen e stabilizim asoocimit të Shqipërisë me 30 e ca vende të BE.
A kishte garë? Asnjë garë, marrëveshja e kaluar me shpejtësi si kaluan djegësat me urgjencë në parlament, thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimeve të gjithë veprimtaritë në kundërshtim me ligjet. Rama miratoi një lek specialist për veten e tij. Akti i parë KE anuloi grantin 28 milionë euro për portin e Durrësit. Që dje, nuk është pezulluar, është anuluar.