Kryesore

Ky Botëror nuk ka favoritë/ Maroku ‘hedh në tapet’ Belgjikën me dy gola dhe i merr kreun e grupit!

16:11 - 27.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Maroku ka ringjallur plotësisht shanset e tij për vazhdimësinë e mëtejshme në Botëror teksa ka mundur Belgjikën dhe i ka marrë kreun e grupit. Skuadra afrikano-veriore ka triumfuar me shifrat 2-0 në një sfidë ku ka treguar se barazimi ndaj Kroacisë nuk ishte aspak rastësi.




Sfida ishte shumë e luftuar, por me skuadrën afrikano-veriore e cila sulmoi më rrezikshëm, duke përfituar nga ngadalësia e manovrës belge që dukej shumë larg formës më të mirë.

Golat do të vinin vetëm në pjesën e dytë të sfidës, me Sabirin i cili mposhti Kurtua pas një goditje dënimi mjeshtërore e në fund edhe me Abuklal i cili finalizoi një kundërsulm perfekt të ekipit të tij.

Kështu, Maroku ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe bën vendimtar për fatet e grupit përballjet e fundit, pasi gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.